Ndërlidhjet

Rusia i ndalon importet nga Bellorusia


Rusia njoftoi se ka ndaluar importin e 500 llojeve të produkteve të qumështit nga Bellorusia.

Agjencisë ruse të lajmeve cituan kryeinspektorin sanitar Genadij Onishenko të ketë thënë se eksportuesit e Bellorusisë kanë dështuar t’i plotësojnë dokumentacionet e nevojshme sipas rregullave të reja, të cilat hynë në fuqi vitin e kaluar.

Urdhëri për ndalimin e importeve hyn në fuqi prej sot.

Ndalimi u bë një ditë pasi presidenti i Bellorusisë, Aleksandr Lukashenka, e akuzoi Moskën se nuk e lëshon një hua, derisa Minsku t’i njohë dy rajonet separatiste të Gjeorgjisë si shtete të pavarura.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG