Ndërlidhjet

Teheran: Ebadi kritikon Ahmadinexhadin


Fituesja e çmimit Nobel, iranianja Shirin Ebadi, ka kritikuar presidenin Mahmud Ahmadinexhad, për atë që ajo e cilësoi si presion i “paprecedent” ndaj veprimtarëve për të drejtat e njeriut nga administrata e tij.

Në një letër të hapur drejtuar presidentit Ahmadinexhad, zonja Ebadi, kërkoi nga ai që ta “parandaloj presionin politik dhe të sigurisë ndaj aktivistëve”.

Ajo, poashtu, ka kërkuar edhe hapjen e zyrës së saj për të drejtat e njeriut, të cilën autoritetet e mbyllën vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG