Ndërlidhjet

Liban: Po mbahen zgjedhjet parlamentare


Raportohet se turma të zgjedhëse u janë drejtuar sot vendvotimeve në Liban.

Pritet një garë e ashpër ndërmjet koalicionit të shumicës, të udhëhequr nga politikani sunit, Saad al-Hariri, që mbështetet nga Perëndimi, kundër Hizbollahut shiit, që përkrahet nga Siria, Irani dhe aletët e tyre.

Afro 50 mijë pjesëtarë të forcave të sigurimit janë vendosur në gjithë Libanin, për ta parandaluar dhunën gjatë votimeve, që monitorohen nga afro 200 vëzhgues ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG