Ndërlidhjet

Vazhdon kërkimi për aeroplanin e zhdukur


Anijet dhe aeroplanat në Oqeanin Atlantik edhe sot kanë vazhduar kërkimin për mbeturinat e aeroplanit të kompanisë Er France, i cili para disa ditësh, u përplas gjatë fluturimit të tij prej Brazilit për në Francë.

Këto kërkime po vazhdojnë pasi dje, u gjetën dy trupat e parë të pajetë dhe mbeturina të aeroplanit.

Mendohet se të 228 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit kanë vdekur.

Njëherësh, nëndetëset franceze po ndihmojnë në kërkim për gjetjen e kutisë së zezë së aeroplanit.

Dyshimet e para lidhur me këtë incident tragjik, janë fokusuar në mosfunksionimin eventual të senzorëve të shpejtësisë së aeroplanit, derisa ai po fluturonte nëpër stuhi të fortë.
XS
SM
MD
LG