Ndërlidhjet

Pakistan: Fshatarët sulmuan talibanët


Raportohet se në veriperëndim të Pakistanit, disa qindra fshatarë kanë formuar grupe dhe kanë sulmuar bazat e talibanëve, duke vrarë një numër të tyre.

Fshatarët nga vendi Dir, ku nga një sulm vetëvrasës me bombë, këtë të premte, janë vrarë më se 30 besimtarë në një xhami, kanë sulmuar disa fshatra në fqinjësi.

Një zëdhënës lokal i policisë tha se së paku 11 militantë janë vrarë.

Vendi Dir është afër Luginës Swat, ku ushtria e Pakistanit ka ndërmarrë ofenssivë të madhe ushtarake kundër talibanëve.
XS
SM
MD
LG