Ndërlidhjet

Bagdad: 7 të vrarë, 25 të plagosur


Të paktën shtatë njerëz janë vrarë dhe rreth 24 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një bombe të vendosur në një minibus në një lagje kryesisht të banuar me shiitë në Bagdad.

Megjithëse shpërthimet mbeten ngjarje të zakonshme në Irak, niveli i dhunës ka rënë dukshëm muajve të fundit.

Në muajin maj në Irak u regjistrua numri më i vogël të viktimave nga dhuna, që nga invazioni i prirë nga SHBA-të në vitin 2003, me 124 civilë të vrarë, gjashtë ushtarë dhe 25 policë të vrarë në sulmet.
XS
SM
MD
LG