Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten 20 militantë dhe një polic


Ministria e Brendshme afgane tha se 20 militantë të ndërlidhur me talibanët janë vrarë në një betejë me policinë dje në jug të vendit.

Luftimet shpërthyen pasi militantët sulmuan policinë pak pasi një patrullë policore u sulmua me bombë në provincën Zabul, me ç’rast u vra një polic.

Ndërkohë, armata gjermane në Berlin njoftoi se dy ushtarë gjermanë që shërbejnë në forcat e ISAF-it në Afganistan janë plagosur kur autokolona e tyre dje u godit nga një bombë në provincën Kunduz.
XS
SM
MD
LG