Ndërlidhjet

Gaza: Vriten 4 militantë palestinezë


Të paktën katër militantë palestinezë janë vrarë sot në përleshjet me forcat izraelite në Gazën qendrore.

Përleshja filloi kur një grup i palestinezëve të armatosur u përpoq të kalojë kufirin ndërmjet Izraelit dhe Gazës, e cila kontrollohet nga Hamasi.

Armata izraelite nuk raportoi nëse kishte viktima në radhët e ushtarëve.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG