Ndërlidhjet

Bler: Provat e Phenianit – provokim


Zyrtari i lartë i Shteteve të Bashkuara për inteligjencë, Denis Bler, ka tërhequr vërejtjen për “përzierje potencialisht të rrezikshme” të ngjarjeve në Korenë Veriore.

Gjatë një fjalimi në Uashington, ai tha se testet aktuale bërthamore të Koresë Veriore dhe lansimi i raketave, paraqesin provokime të Koresë Veriore komuniste.

Mëtutje, zoti Bler, theksoi se aktivitetet ushtarake bëhen edhe më të rrezikshme kur të kombinohen me ndërrimin e udhëheqjes, që qartazi po zhvillohet në Phenian.

Më herët është raportuar se lideri i Koresë Veriore, Kim Jong ill e ka caktuar djalin e tij, Kim Jong Un, për pasardhës të tij.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG