Ndërlidhjet

Miçell: Bisedimet të fillojnë e mbarojnë sa më shpejt


Emisari amerikan për Lindjen e Mesme, Xhorxh Miçell, u tha liderëve izraelitë se Shtetet e Bashkuara duan që bisedimet ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve të rifillojnë sa më parë dhe të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur.

Miçell i takon sot liderët e Izraelit për të nxitur vazhdimin e bisedimeve të ngecura, ndërsa të mërkurën pritet të shkojë në Bregun Perëndimor për të biseduar me liderët palestinezë.

Së fundi ka pasur tensione ndërmjet SHBA-ve dhe Izraelit, për shkak të kërkesës së Uashingtonit që Izraeli të ndalë ndërtimin e vendbanimeve, si dhe për njohjen e së drejtës që palestinezët të kenë shtetin e tyre.

Në një fjalim drejtuar botës myslimane, javën e kaluar në Kairo, presidenti Barak Obama ritheksoi lidhjen e “pathyeshme” në mes të SHBA-së dhe Izraelit, por u zotua se nuk do t'u kthejë shpinën aspirateve të palesitnezëve.

Netanjahu ka premtuar të përcaktojë politikën e tij në një deklaratë të rëndësishme politike në ditët e ardhshme.
XS
SM
MD
LG