Ka shkuar në 16 të vrarë dhe 60 të plagosur bilanci nga sulmi vetëvrasës me bombë në hotelin luksoz në qytetin pakistanez, Peshauar.
Kombet e Bashkuara thanë se dy punonjës të saj, një serb dhe një filipinas janë në mesin e të vrarëve.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun e dënoi sulmin duke e quajtur një “akt të neveritshëm terrorist”.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, por liderët talibanë kanë paralajmëruar për sulme të mëdha në qytetet në shenjë hakmarrjeje për ofenzivën e forcave qeveritare në luginën Suat.