Ndërlidhjet

Vidhet libri i skicave të Pikasos


Polica në Paris tha se një libër i skicave që përmbante më shumë se 30 vizatime të Pablo Pikasos është vjedhur nga një muze në kryeqytetin francez.

Konsiderohet se vlera e librit sillet rreth 8 milionë euro.

Sipas policisë, vjedhja është zbuluar të martën, por kanë mbetur akoma të paqarta koha dhe rrethanat ekzakte të vjedhjes. Raportet thonë se libri i skicave ishte marrë nga një vitrinë e xhamit, por nuk kishte shenja të thyerjes dhe as alarmi nuk ishte aktivizuar.
XS
SM
MD
LG