Ndërlidhjet

OBSH para deklarimit të pandemisë


Organizata Botërore e Shëndetësisë është bërë gati për të shpallur pandeminë për shkak të virusit H1N1, por fillimisht do të sigurojë se shtetet janë të përgatitura për parandalimin e panikës pas një veprimi të tillë, tha eksperti kryesor i OBSH-së për këtë çështje.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Keji Fukuda, shprehi shqetësimin për përhapjen e qëndrueshme të këtij virusi, që përfshin më shumë se 1,000 raste në Australi pas shpërthimit të madh në Amerikën e Veriut, ku u zbulua për herë të parë.

Virusi i njohur si gripi i derrave, me të cilin janë infektuar më shumë se 26 500 njerëz në 73 shtete, ka shkaktuar 140 vdekje dhe është përhapur edhe në Britani, Spanjë dhe Japoni.
XS
SM
MD
LG