Ndërlidhjet

Benitez: Nuk e shesim Maskeranon


Trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez, ka deklaruar se nuk dëshiron të shesë futbollistin, Havier Maskerano dhe ka shtuar se oferta e Barcelonës për blerjen e tij do të refuzohet.

“Maskerano vlen shumë për Liverpulin dhe Barcelona këtë nuk mund ta paguaj. Nuk duam ta shesim, ndërsa ai është i lumtur që është në Liverpul”, ka thënë Benitez.

“Maskerano ka kontratë shumëvjeçare me Liverpulin dhe klubet tjera mund të orfojnë 40 ose 50 milionë funta, por ne nuk do ta shesim”, ka thënë Rafael Benitez.

Deri më tash, Maskerano ka luajtur në River Platën, Korinthiansin dhe Uest Hemin, ndërsa për Liverpulin luan nga viti 2007.
XS
SM
MD
LG