Ndërlidhjet

Iran: U mbyll fushata për zgjedhjet presidenciale


Fushata për zgjedhjet presidenciale në Iran ka përfunduar, ndërsa zgjedhësit trash po i shqyrtojnë opsionet e tyre për votimin e nesërm.

Presidenti aktual, Mahmud Ahmadinexhad, që synon edhe një mandat katërvjeçar, ballafaqohet me rivalin kryesor, ish-kryeministrin Mir Hosein Musavi, që përshkruhet si reformist i moderuar. Në garën presidenciale marrin pjesë edhe dy kandidatë të tjerë, Mehdi Karubi dhe Kosen Rezai.

Dje, ditën e fundit të fushatës, presidenti aktual, Ahmadinexhad, akuzoi rivalët për gënjeshtra dhe për përdorim të taktikës, që, sipas tij, ishte përdorur nga diktatori gjerman, Adolf Hitler.

Rivalët e tij kanë thënë se presidenti ka manipuluar me të dhënat statistikore, për t’i fshehur përmasat e problemeve ekonomike të Iranit.
XS
SM
MD
LG