Ndërlidhjet

Ministrat e NATO-s diskutojnë për Kosovën


Ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, sot dhe nesër do të diskutojnë për sfidat kryesore lidhur me misionet e aleancës, e veçanërisht për ato në Kosovë dhe në Afganistan.

Gjatë ditës së sotme, në takim do të bëhet një vlerësim i situatës së sigurisë në Kosovë dhe kontributi në zhvillim i KFOR-it, për një ambient të qetë dhe të sigurt.

Para këtij takimi është thënë se do të diskutohet edhe për mundësinë eventuale të zvogëlimit të trupave të KFOR-it në Kosovë.

Ky takim po mbahet në kohën kur shënohet 10-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, pas fushatës së suksesshme të sulmeve ajrore të aleancës kundër forcave të Serbisë dhe dëbimit të tyre nga Kosova.
XS
SM
MD
LG