Ndërlidhjet

Trupat ruse marrin pjesë në ushtrimet në Gjeorgji


Rreth 8500 trupa ruse do të marrin pjesë në ushtrimet ushtarake të cilat fillojnë këtë muaj në afërsi me kufirin gjeorgjian.

Ministria e mbrojtjes së Rusisë tha se ushtrimet, që do të mbahen nga 29 qershori deri më 6 korrik, do të fokusohen kundër terrorizmit dhe në trajtimin e situatave emergjente.
Këto ushtrime do të përfshijnë më shumë trupa se lojërat ushtarake ruse “Kaukazi 2008” të cilat u mbajtën në të njejtin rajon vitin e kaluar.

Muajin e kaluar, zëvendësministri rus i mbrojtjes tha se rregullimet për lojërat ushtarake “Kaukazi 2009” po bëhen si përgjegjie ndaj lojërave ushtarake të NATO-s në Gjeorgji.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG