Ndërlidhjet

NATO do të reduktojë trupat në Kosovë


Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s kanë arritur marrëveshje që numri i forcave paqëruajtëse të KFOR-it në Kosovë të zvogëlohet nga 13800 në 10000 ushtarë, ndërsa vendimi është shpjeguar me stabilitetin në rritje në rajon.

Agjencia Reuters ka bërë të ditur se numri i pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë brenda dy vjetësh mund të zvogëlohet në rreth 2000 ushtarë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap De Hop Shefer, ka deklaruar se zvogëlimi është në harmoni me rrethanat politike dhe ushtarake në Kosovë. Ai ka thënë se zvogëlimi i numrit të trupave të KFOR-it në Kosovë do të realizohet deri nga fundi i këtij viti.
XS
SM
MD
LG