Ndërlidhjet

Niveli i detërave do të rritet mbi parashikimet


Shkrirja e madhe e akullnajave në Antarktik dhe Grenlandë mund të shkaktojë që rritja e nivelit të detërave deri në vitin 2100 t'i kapërcejë parashikimet e Kombeve të Bashkuara, thuhet në raportin më të fundit të mbështetur nga Qeveria e Australisë.

Paneli i Kombeve të Bashkuara thotë se niveli i detërave mund të rritet 18 deri 59 cm deri në vitin 2100. Gjithashtu parashihet rritje më e madhe e nivelit nëse sasi më të mëdha të akullnajave lëshohen në oqean.

Por, raporti më i ri nga Australia thotë se parashikimet e tilla mund të jenë tepër të vogla.

XS
SM
MD
LG