Ndërlidhjet

Pakistan: Militantët përleshen me policinë


Forcat e sigurisë të Pakistanit thanë se janë përleshur me militantët gjatë një përpjekjeje për të bastisur shtëpinë e një komandanti rajonal në qytetin Peshauar.

Policia tha se dy sulmuesit u vranë dhe pesë të tjerë u arrestuan pas përleshjes së armatosur.

Sulmi i së enjtes ndodhi pak pasi një sulmues vetëvrasës e hodhi veten në erë, afër një automjeti të policisë në qytet, duke vrarë një oficer dhe plagosur 13 persona të tjerë.
XS
SM
MD
LG