Ndërlidhjet

Vendet thonë se janë gati për pandeminë


Vendet e botës thonë se janë të gatshme ta luftojnë përhapjen e virusit H1N1, një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi pandemi globale.

Kevin Rud, kryeministër i Australisë, ku më shumë se 1.300 njerëz janë diagnostifikuar me virusin e ri, tha se vendi i tij është në rregull në kuptimin e përgatitjeve.

Zyrtarët e shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara thanë se do të përgatiten për rikthim të mundshëm të virusit në vjeshtë, ndërkohë që Meksika tha se atje situata është nën kontroll.
XS
SM
MD
LG