Ndërlidhjet

Ahmadinexhad fiton 65 % të votave


Zyrtarët e zgjedhjeve thanë se pas numërimit të shumicës së votave, presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad ka fituar 65 përqind të votave në zgjedhjet e djeshme presidenciale, duke siguruar kështu mandatin e dytë.

Kreu i Komisionit Zgjedhor, Kamran Daneshxhu tha se sfiduesi më i afërt, reformatori Mirhosein Musavi ka marrë 32 përqind të votave.

Përkrahësit e Ahmadinexhadit tashmë i kanë filluar festimet nëpër rrugët e Teheranit.

Sidoqoftë, fitoren e ka pohuar edhe Musavi, duke thënë se ka pasur shumë parregullsi.

Ministria e Brendshme tha se dalja në zgjedhje ishte pothuaj 80 përqind, më e larta në historinë e Iranit.
XS
SM
MD
LG