Ndërlidhjet

Tre vetë nga Guantanamo dërgohen në Saudi


Zyrtarët amerikanë thanë se tre të paraburgosur nga Guantanamo janë dërguar në shtëpi në Arabinë Saudite.

Ky është një hap tjetër drejt qëllimit të presidentit Barak Obama për të mbyllur burgun e të dyshuarve për terrorizëm deri në fund të vitit.

Ma transferin e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë larguar 10 vetë nga Guatanamo brenda një jave.

Në qendrën e paraburgimit tash ndodhen 229 të arrestuar.
XS
SM
MD
LG