Ndërlidhjet

Iran: Musavi nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve


Kandidati presidencial i Iranit, reformatori Mirhosein Musavi ka refuzuar t’i pranojë rezultatet e zgjedhjeve, të cilat tregojnë për fitoren bindëse të presidentit aktual Mahmud Ahmadinexhad.

Musavi u tha mediave se ai “proteston fuqishëm ndaj shumë shkeljeve të dukshme” në zgjedhjet e së premtes, dhe se “nuk do t’i dorëzohet kësaj loje të rrezikshme”.

Musavi gjithashtu paralajmëroi se shkeljet në votimet mund të çojnë në vendosjen e “tiranisë” në Iran.

Komisioni i Zgjedhjeve tha se ai ka fituar 32 përqind të votave, ndërsa Ahmadinexhad 65 përqind.
XS
SM
MD
LG