Ndërlidhjet

Zardari: Militantët do t'i luftojmë deri në fund


Presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari ka thënë se talibanët duan ta marrin pushtetin në vend, dhe u zotua t’i luftojë militantët “deri në fund”.

Militantët ndërmorën një valë sulmesh me bomba në ditët e fundit, si përgjigje ndaj ofenzivës së ushtrisë në rajonin Suat, në veriperëndim të kryeqytetit Islamabad.

Në sulmin e fundit, të premten u vranë tre persona, përfshirë një klerik i njohur për qëndrimet e tij kundër talibanëve.
XS
SM
MD
LG