Ndërlidhjet

Miçell: Siria ka rol në paqen në Lindjen e Mesme


I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme deklaroi se i ka thënë presidentit të Sirisë, Bashar Asad, se Damasku ka të luajë një rol integral në përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të farkuar një paqe gjithëpërfshirëse në rajon.

Emisari Xhorxh Miçell i bëri këto komente në kryeqytetin e Sirisë, pas takimit me presidentin Asad.

Miçell gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara dhe Siria e ndajnë përgjegjësinë për të ndihmuar fillimin e negociatave paqësore ndërmjet Izraelit, palestinezëve dhe botës arabe.

Miçell është zyrtari më i lartë amerikan që viziton Sirinë prej vitit 2005.
XS
SM
MD
LG