Ndërlidhjet

G8: Ekonomia po tregon shenja stabilizimi


Ministrat e finansave të tetë vendeve më të industrializuara të botës kanë vlerësuar se ekonomia po tregon shenja të “stabilizimit”, por ende ka rreziqe për stabilitetin ekonomik.

Në komunikatë tërhiqet vërejtja se megjithëse ka filuar rritja e prodhimtarisë, papunësia ende mund të rritet.

Ministrat e G8 kanë vlerësuar se duhet të përgatiten të ashtuquajturat strategji dalëse, respektivisht programe të masave stimuluese, të cilat do të jenë të nevojshme kur rimëkëmbja ekonomike të jetë e sigurtë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG