Ndërlidhjet

Teheran: Protesta kundër rezultatit të zgjedhjeve


Në kryeqytetin e Iranit, Teheran, mijëra njerëz janë tubuar në rrugë për të protestuar kundër rezultatit të zgjedhjeve, sipas të cilave presidenti aktual Mahmud Ahmadinexhad ka shënuar fitore bindëse.

Raportohet për përleshje ndërmjet policisë dhe protestuesve.

Më herët, policia e rrethoi ministrinë e Brendshme, e cila i drejtoi zgjedhjet e djeshme, ndërkohë që kandidati reformator Mirhosein Musavi i akuzoi autoritetet për manipulim të votave.

Autoritetet kanë thënë se nuk do të lejojnë asnjë demonstratë pa leje paraprake.

Televizioni dhe radioja shtetërore i kanë transmetuar vetëm numërimin e votave që e ka bërë ministria e brendshme, dhe asnjë reagim të Musavit.

Ministria e Brendshme tha se Ahmadinexhad ka fituar 62.2 përqind të votave, ndërsa Musavi 33.7 përqind.

Udhëheqësi suprem Ajatollah Ali Hamnei u ka bërë thirrje të gjithë iranianëve që të mbështesin Ahmadinexhadin si fitues i zgjedhjeve presidenciale.
XS
SM
MD
LG