Ndërlidhjet

Ban: Situata në Kosovë e qetë, por me incidente në veri


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, më 17 të këtij muaji, do ta shqyrtojë raportin e sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-mun, për Kosovën.

Në këtë raport, pos tjerash, thuhet se autoritetet e Kosovës, në shumë raste, kanë kërkuar përfundimin e misionit të Kombeve të Bashkuara, UNMIK, duke thënë se rezoluta 1244 tashmë është e tejkaluar dhe se më nuk janë të obliguar që ta respektojnë.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, ka theksuar se, megjithatë, ka vazhduar bashkëpunimi praktik i përfaqësuesve të UNMIK-ut dhe qeverisë së Kosovës, megjithqë kontaktet e Prishtinës me të dërguarin e veçantë të OKB-së, Lamberto Zanier, janë minimale.

Ban Ki-mun ka vlerësuar se situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë, prej 10 marsit e deri më 31 maj të këtij viti, edhe mëtutje është “relativisht e qetë”, por ka theksuar disa indicente në veri të Kosovës, që janë për shqetësim.

“I ftojë bashkësitë dhe qeveritë në Prishtinë dhe Beograd, që ta vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë, në mënyrë që tensionet të zvogëlohen në minimum dhe që në mënyrë të qetë të arrihet zgjidhje”, thuhet pos tjerash në raportin e sekretarit Ban, raportojnë mediat në Beograd.
XS
SM
MD
LG