Ndërlidhjet

Jemen: Janë rrëmbyer 9 persona të jashtëm


Zyrtarët në Jemen thonë se nëntë persona të jashtëm, shumica prej tyre fëmijë dhe gra, janë rrëmbyer nga kryengritësit shiitë në këtë vend.

Sipas një raporti të Ministrisë së mbrojtjes, thuhet se shtatë vetë janë gjermanë, ndërsa dy të tjerë janë shtetas përkaktësisht të Britanisë dhe Koresë Jugore.

Personat e rritur nga ky grup punonin në një spital lokal.

Ata ishin rrëmbyer në rajonin Sada, në veri të Jemenit, nga kryengritësit, që po luftojnë kundër qeverisë së Jemenit.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se rrëmbimet e këtilla në Jemen ndodhin shpesh, meqë kryengritësit i përdorin ata për të bërë presion ndaj qeverisë.
XS
SM
MD
LG