Ndërlidhjet

Netanjahu pranon shtet të demilitarizuar palestinez


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, tha se Izraeli do të pranonte një shtet të demilitarizuar palestinez.

Netanjahu i bëri këto komente gjatë një fjalimi mbi politikën e jashtme. Ai u bëri thirrje liderëve arabë që të takohen dhe të bëjnë paqe dhe kërkoi që palestinezët menjëherë t’i rifillojnë negociatat paqësore.

Netanjahu tha se Izraeli është i përkushtuar ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare dhe pret që të gjitha palët t’i përmbushin obligimet e tyre. Ai tha se palestinezët duhet ta njohin Izraelin si atdhe të kombit hebre.

Kryeministri izraelit theksoi se zgjidhja për problemin e refugjatëve palestinezë duhet të kërkohet jashtë Izraelit, jo me vendbanime të palestinezëve brenda shtetit hebreit.

Netanjahu gjithashtu premtoi se Izraeli nuk do të ndërtojë vendbanime në territoret e pushtuara.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, përmes një deklarate, e quajti fjalimin e Netanjahut “sabotim” i përpjekjeve paqësore.

Lëvizja islamiste Hamas tha se fjalimi pasqyron “ideologji raciste dhe ekstremiste”.
XS
SM
MD
LG