Ndërlidhjet

Iran: Musavi anulon protestën


Kandidati që humbi në zgjedhjet për president të Iranit, Mir Hosein Musavi, ka porositur mbështetësit e tij për të mos marrë pjesë në protestat e sotme në Teheran “për të mbrojtur jetët”.

Mijëra mbështetës të Musavit, gjatë tri ditëve të fundit, kanë parakaluar në kryeqytetin iranian dhe në qytete të tjera, në shenjë proteste ndaj rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të javës së kaluar, nga të cilat fitues ka dalë Mahmud Ahmedinexhad.

Raportohet për shtatë protestues të vrarë gjatë ditës së hënë në Teheran.

Musavi, kundërshtari kryesor i Ahmedinexhadit, ka kërkuar anulimin e rezultateve të zgjedhjeve, duke pretenduar se është bërë një mashtrim masiv gjatë votimeve.
XS
SM
MD
LG