Ndërlidhjet

Obama: Pritjet e iranianëve kanë ndryshuar


Presidenti amerikan, Barak Obama, ka deklaruar se rezultatet kontestuese të zgjedhjeve në Iran kanë zbuluar se në atë vend kanë ndryshuar pritjet e votuesve dhe mbase edhe të liderëve të tyre.

Obama ka shfaqur brengosje për shkak të dhunës që ka shpërthyer ndërmjet policisë dhe simpatizantëve të kandidatit opozitar, Hosein Musavi, por është përmbajtur nga pohimi se zgjedhja e sërishme e Ahmedinexhadit për president është kurdisje.

“Ka njerëz (në Iran) që duan të shohin më shumë hapje, më shumë debat, më shumë demokraci”, ka thënë presidenti amerikan, Barak Obama.
XS
SM
MD
LG