Ndërlidhjet

Teheran: Kërkohet lirimi i të burgosurve


Duke e injoruar ndalesën zyrtare, kandidati presidencial në Iran, Mirhosein Musavi, që humbi në zgjedhje, i ka ftuar mbështetësit për të marrë pjesë në përkujtimin, për t’i nderuar ata që u vranë gjatë përleshjeve, pas shpalljes së rezulatateve të votimeve.

Në një ftesë të përbashkët, zoti Musavi dhe ish presidenti Mohamad Katami, poashtu u kanë bërë ftesë autoriteteve që t’i lirojnë personat që janë burgosur gjatë ditëve të fundit, derisa qeveria synonte ndaljen e protestave.

Raportohet se edhe dje, qindra mijëra njerëz morën pejsë në protestat masive në Teheran, kundër rizgjedhjes së presidentit, Mahmud Ahmadinexhad.
XS
SM
MD
LG