Ndërlidhjet

Shpërthim automjeti - viktimë Aleks Koka


Shpërthimi i automjetit, me të cilin udhëtonte, i ka marrë jetën kryetarit të Partisë Demokristiane për Malësinë e Madhe, Aleks Koka.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në aneksin rrugor Shkodër - Koplik.

Sipas dëshmitarëve okularë, makina shpërtheu gjatë kohës që ishte në lëvizje. Më pas automjeti mori flakë, ndërsa trupi i viktimës u gjet i djegur jashtë tij.

Ekspertë të policisë dhe forcave Renea janë duke hetuar mbi shkaqet e shpërthimit.

Dyshimet e para bëjnë fjalë për një rrjedhje të mundshme të gazit në automjetin e viktimës, çfarë mund të ketë shkaktuar edhe shpërthimin vdekjeprurës.

Por, policia nuk përjashton as pistën e vendosjes së ndonjë lënde eksplozive në makinën e Kokës.
XS
SM
MD
LG