Ndërlidhjet

NATO: FSK t’i përmbahet afatit kohor


Përfaqësues të NATO-s i kanë kërkuar Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës që t’i përmbahet afatit kohor për formimin e kësaj force.

“Është me rëndësi që t’i përmbahemi dinamikës së agjendës së paraparë për ngritjen e kapaciteteve të para operacionale të FSK-së”, ka thënë drejtori i Politikave të Planifikimit të Forcës Mbrojtëse dhe Divizionit të Planifikimit, Frank Boland, në një takim me ministrin e FSK-së, Fehmi Mujota.

Në takim u trajtua çështja e bashkëpunimit dhe nënshkrimit të marrëveshjeve për bashkëpunim me shtete tjera, arritja e kapaciteteve të para operacionale të FSK-së dhe ngritja e stafit civil sipas planifikimit, njofton Ministria e FSK-së.
XS
SM
MD
LG