Ndërlidhjet

Bisedime SHBA-Rusi për marrëveshjen START


Rusia tha sot se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për zvogëlimin e numrit të armëve bërthamore kanë qenë konstruktive, por paralajmëroi se samiti, i cili pritet të mbahet në korrik, mund të mos sjellë një marrëveshje të re.

Bisedimet për një marrëveshje për reduktimin e armëve, me të cilën do të zëvendësohej traktati i START-it i vitit 1991, vlerësohen si përpjekje bazike për të përmirësuar marrëdhëniet amerikano-ruse.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Andrej Nesterenko, tha se bisedimet janë mbajtur në një atmosferë "konstruktive dhe metodike".

Ai tha se presidenti amerikan, Barak Obama, dhe presidenti rus, Dmitri Medvedev, mund t’i "bëjnë të ditura rezultatet ndërmjetëse" në takimin e nivelit të lartë në fillim të korrikut.

Marrëveshja START skadon në muajin dhjetor.

Nesterenko njoftoi se raundi tjetër i bisedimeve mbi këtë dokument do të fillojë javën e ardhshme në Gjenevë.
XS
SM
MD
LG