Ndërlidhjet

Hamnei: Zgjedhjet kanë qenë të drejta


Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamnei, tha se njerëzit e Iranit kanë zgjedhur atë që kanë dashur për president në zgjedhjet e javës së kaluar në Iran.

Hamnei tha se nuk ka pasur mashtrime në zgjedhjet e 12 qershorit, në të cilat, sipas autoriteteve, me shumicë votash ka fituar presidenti Mahmud Ahmedinexhad.

Hamnei iu drejtua kombit gjatë faljes së xhumasë.

Zgjedhjet presidenciale në Iran u pasuan nga protesta masive të opozitës, për shkak të rizgjedhjes president të Ahmedinexhadit.

Protestuesit kanë thënë se janë bërë mashtrime gjatë zgjedhjeve dhe kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Hamnei tha se protestat duhet të ndalen, për shkak se, sipas tij, për rezultatin e zgjedhjeve është vendosur në kutitë e votimeve dhe nuk mund të vendoset në rrugë.

Ai theksoi se liderët politikë do të përgjegjën për çfarëdo lloj dhune.

Lideri Suprem tha se armiqtë e Iranit po përpiqen të dëmtojnë besimin e njerëzve në sistemin shtetëror, duke e vënë në pikëpetje rezultatin e zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG