Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Botë: Shënohet ditëlindja e lideres Kji


Në mbarë botën po planifikohen protesta dhe manifestime të ndryshme për të shënuar ditlindjen e 64-të të lideres së burgosur të opozitës në Mianmar, Aung San Su Kji.

Aktivistët kanë lansuar një ueb-faqe të posaçme ku politikanë të njohur kanë postuar mesazhe mbështetëse.

Liderët e BE-së, në samitin i cili po mbahet në Bruksel, pritet të përsërisin thirrjet për lirimin e Su Kji-së.

Fituesja i çmimit Nobel për Paqe ka kaluar 13 nga 19 vjetët e kaluar nën arrest shtëpiak. Ajo është aktualisht në gjyq me akuzat për mosrespektim të arrestit shtëpiak.
XS
SM
MD
LG