Ndërlidhjet

Takohen NATO-Rusi


Ministrat e jashtëm të NATO-s dhe të Rusisë do të diskutojnë, javën e ardhshme, në lidhje me bashkëpunimin ushtarak dhe mënyrat për të përmirësusr raportet midis veti pas tensioneve rreth luftës në Gjeorgji në vitin e kaluar, ka thënë zëdhënësja e NATO-s, Karmen Romero.

Bisedimet në ishullin grek të Korfuzit "duhet të kenë për qëllim avancimin dhe duhet të përqëndrohen në çështje specifike të krijimit të mundësive për bashkëpunim, duke përfshirë bashkëpunimin ushtarak" ka thënë Romero.

Ajo tha se sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer, ka shfaqur shpresën se në takimin e 27 qershorit në Korfuz "do të dërgohet një sinjal për angazhimet e reja të ndërsjellta të nivelit të lartë ".

NATO dhe Rusia, prej kohësh, kanë pasur mosmarrëveshje mbi planet e mbrojtjes raketore, mbi një numër traktatesh për armatim dhe në lidhje me pavarësinë së Kosovës - ku NATO ka një forcë paqeruajtëse.
XS
SM
MD
LG