Ndërlidhjet

Iran: Këshilli i Sigurisë kërkon ndaljen e tubimeve


Këshilli i Sigurisë i Iranit sot i ka tërhequr vërejtjen kandidatit presidencial, Mir Hosein Musavi, se do të jetë përgjegjës për pasojat e protestave të reja.

Agjencia ISNA raporton se kryetari i këtij këshilli, Abas Mohtaj, që është edhe zëvendësministër i Brendshëm, në letrën drejtuar zotit Musavi ka shkruar se “nëse ju i provokoni dhe i thërrisni këto tubime ilegale, ju do të jeni përgjegjës për konsekuencat”.

Kjo deklaratë u bë pasi dje, Lideri Suprem iranian, Ajatollah Hamnei, vlerësoi se zgjedhjet presidenciale në Iran ishin të lira dhe korrekte dhe nga liderët opozitarë ka kërkuar që të mos i vazhdojnë protestat.
XS
SM
MD
LG