Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Al Maliki: Tërheqja e amerikanëve-fitore e Irakut


Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, tha se tërheqja e forcave të Shteteve të Bashkuara nga vendbanimet, deri në fund të këtij muaji, do të jetë “fitore e madhe” për Irakun.

Zoti al-Maliki, po ashtu, ka parashikuar se militantët do të përpiqen të ndërmarrin më shumë sulme, por, sipas tij, forcat irakiane të sigurisë nuk do të lejojnë përkeqësimin e situatës.

Sipas marrëveshjes ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Irakut, parashihet që forcat amerikane t’i tërheqin trupat luftarake nga qytetet deri më 30 qershor, si hap i parë drejt tërheqjes së plotë në vitin 2012.
XS
SM
MD
LG