Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Kabul: Gazetari amerikan iku nga rrëmbyesit


Reporteri i Nju Jork Tajmsit, Dejvid Rohde, së bashku me reporterin afgan, Tahir Ludin, janë të lirë, pasi shtatë muaj u mbajtën të rrëmbyer nga talibanët.

Sipas gazetës, ata kishin ikur, duke u ngjitur në murin e një kompleksi në Vaziristanin Verior në Pakistan, ku ata mbaheshin.

Ata pastaj shkuan në një bazë të ushtrisë pakistaneze, e cila i dërgoi tek ushtria amerikane në Afganistan.

Gazetari Rohde pati arritur në Kabul, në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, ndërsa u rrëmbye nga militantët më 10 nëntor në provincën Logar.
XS
SM
MD
LG