Ndërlidhjet

Iran: 10 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur


Televizioni shtetëror iranian tha se 10 njerëz e kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 janë plagosur në përplasjet e djeshme në Teheran ndërmjet policisë dhe demonstruesve që përkrahin opozitën.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe vrushkuj uji për t’i penguar demonstruesit që të vijnë te sheshi kryesor në Teheran.

Ndërkohë, lideri i opozitës, Mirhosein Musavi tha se Republika Islamike duhet të pastrohet nga ato që ai i quajti gënjeshtra dhe pandershmëri. Ai gjithashtu tha se nëse iranianët nuk janë në gjendje t’i mbrojnë të drejtat e tyre në mënyrë paqësore, atëherë do të ketë rrugë të rrezikshme në të ardhmen.

Sot, kreu i policisë së Iranit, Ahmadi Mohadam, e paralajmëroi Musavin se oficerët do të përballen me vendosmëri ndaj çdo trazire në rrugët e Teheranit.

Gezatat e botuan letrën e shefit të policisë në të cilën ai thotë se banditët po veprojnë në hijen e atmosferës së krijuar nga vetë Musavi.
XS
SM
MD
LG