Ndërlidhjet

Portugalia do pranojë disa vetë nga Guantanamo


Portugalia do të marrë dy apo tre veta nga Guantanamo pasi ata të jenë liruar nga kjo qendër amerikane e paraburgimit.

Ministri i Jashtëm Luis Amado citohet të ketë thënë se Portugalia duhet “t’i vë në lëvizje procedurat ndërkombëtare të nevojshme për të vazhduar me pranimin e tyre”.

Deklarata vjen pasi Amado të premten u takua me Daniel Frid, emisarin special amerikan të ngarkuar me mbylljen e qendrës në Guantanamo.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama u ka kërkuar vendeve evropiane të pranojnë disa nga 229 të paraburgosurit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG