Ndërlidhjet

Iran: Zyrtarët pranojnë parregullsi në votime


Trupi më i lartë legjislativ i Iranit, Këshilli i Rojeve, pranoi se ka pasur parregullsi në votime në zgjedhjet e fundit të kontestuara presidenciale.

Zëdhënësi i Këshillit, Abas Ali Kahodai, tha se në 50 qytete, numri i votave të numëruara ka qenë më i lartë se numri i votuesve të mundshëm.

Ai i tha televizionit shtetëror se kjo mund t’i vërë në pikëpyetje rreth 3 milionë vota të diskutueshme, por shtoi se kjo nuk mjafton për të ndikuar në rezultatin përfundimtar.

Pranimi nga Këshilli vjen në kohën kur lideri i opozitës, Mir Hosein Musavi, u bëri thirrje përkrahësve të tij që t’i vazhdojnë protestat.
XS
SM
MD
LG