Ndërlidhjet

Xhejms Xhons viziton Afganistanin


Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Xhejms Xhons, ka mbërritur në Afganistan për vizitë, e cila synon të mbikëqyrë zbatimin e strategjisë së re të Shteteve të Bashkuara për Afganistanin.

Xhons do të takohet me presidentin Hamid Karzai dhe disa kandidatë të tjerë të zgjedhjeve presidenciale të 20 gushtit.

Xhons, i cili është këshilltari kryesor për siguri i presidentit Obama, gjithashtu do të vizitojë edhe Pakistanin dhe Indinë.
XS
SM
MD
LG