Ndërlidhjet

Gjenevë: Vazhdojnë negociatat për paktin START


Negociatorët e Rusisë dhe të Shteteve të Bashkuara po vazhdojnë takimet në Gjenevë, për të biseduar për reduktime të mëtejme në arsenalet bërthamore. Ky është raundi i tretë i negociatave të cilat synojnë zëvendësimin e marrëveshjes Strategjike për Reduktimin e Armatimit Bërthamor - START. Negociatorët u takuan edhe dje.

Pjesëmarrësit në këto takime, pritet të përgatisin terrenin për samitin në mes të presidentit rus, Dimitri Medvedev dhe presidentit amerikan, Barak Obama, në muajin korrik në Moskë.
XS
SM
MD
LG