Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

EULEX dënon ngjarjet në veri të Kosovës


Misioni i Bashkimit Evropian për forcimin e sundimit të ligjit ka dënuar vendosjen e barrikadave dhe pikave civile të vëzhgimit nga protestuesit serbë, në pjesën veriore të Kosovës.

“EULEX-i i dënon fuqishëm zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës, ku demonstruesit i kanë penguar doganierët e EULEX-it që t’i kryejnë detyrat e tyre, duke vendosur barrikada në rrugë dhe të ashtuquajturat pikat civile të vëzhgimit në rrugët që çojnë drejt Portave 1 dhe 31”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Serbët e veriut të Kosovës kishin bllokuar disa herë rrugën Mitrovicë – Leposaviq për qarkullimin e makinave të EULEX-it, në shenjë kundërshtimi për kontrollin doganor në dy vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë.
XS
SM
MD
LG