Ndërlidhjet

Ebadi kërkon ndërprerjen e kontakteve me Teheranin


Fituesja e çmimit Nobel për paqë Shirin Ebadi ka ftuar Bashkimin Evropian që të vendos sanksione kundër Iranit.
Ebadi ka thënë se ka kërkuar nga shefi për politikë të Jashtme i BE-së, Havier Solana, dhe nga zyrtarë tjerë evropainë “që të shfaqin protestën e tyre për shkak të vrasjeve dhe arrestimeve në Iran”.
Ajo ka vënë në pah se është kundër sanksioneve ekonomike, por ka ftuar për masa tjera politike dhe diplomatike kundër Teheranit.
“Gjithnjë përderisa vazhdon dhuna, vendet evropiane nuk duhet të bisedojnë me Iranin. Deri në ndaljen e dhunës dhe deri në mbajtjen e zgjedhjeve tjera, ato nuk duhet të mbajnë asnjë takim me asnjë anëtar të qeverisë iraniane”, ka thënë Shirin Ebadi.
XS
SM
MD
LG